“Rrobat i dogji në furrën e mishit, mori açe dhe…”, DETAJE nga dosja e vrasjes në Dhërmi

0
257
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

David Larti dhe Daniel Qose, dy personat e arrestuar pas ngjarjes së vrasjes së Eraldo Nevruzit, kanë pohuar në polici se nuk kishin treguar situatën kriminale në postën policore të Dhërmiut, për shkak se ishin të tronditur dhe rënduar psikologjikisht nga ajo që kishin parë.

“Ora News” ka siguruar detaje nga dosja hetimore e ngjarjes së rëndë të ndodhur në hotel “Greccia” në Dhërmi, ku autori i krimit Gerald Shehu, tashmë është arrestuar në ishullin e Korfuzit në Greqi.

Në 6 qershor 2024, dy punonjësit e hotelit Qose dhe Larti, kanë pranuar faktin se kanë ndihmuar Gerald Shehu për zhvendosjen dhe fshehjen e kufomës së recepsionistit të vrarë, Erlado Nevruzi.

Madje dhe në deklarimet në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime në praninë e mbrojtësit ligjor të dy këta persona të ndaluar, kanë pranuar implikimin e tyre në këtë vepër penale duke theksuar faktin se, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për kryerjen e vrasjes së Nevruzit, por kanë ndihmuar për zhvendosjen dhe fshehjen e kufomës.

Sipas dosjes hetimore të dy deklaruesit kanë implikuar autor të kësaj vrasje, pronarin e hotelit Gerald Shehu.

Më tej personat nën hetim kanë shpjeguar me detaje të gjitha veprimet e tyre, duke justifikuar faktin se nuk i kanë pohuar këto fakte në kontaktin e parë që kanë patur me policinë në fshatin Dhërmi, nisur nga tronditja dhe shqetësimi i madh që kanë përjetuar nga ngjarja e ndodhur.

“…konkretisht, David Larti, pasi i ka thënë personi nën hetim Gerald Shehu se ka vrarë recepsionistin, e ka ndihmuar këtë të fundit duke marrë qese të zeza disa herë te kuzhina me qëllim mbështjelljen e trupit të viktimës. Në vijim, David Larti ka marrë açe dhe fshesë dhe ia ka sjellë personit nën hetim Gerald Shehu. Pasi trupi i viktimës Eraldo Nevruzi është futur në qese të zeza plastike, David Larti, Daniel Qose dhe Gerald Shehu e kanë transportuar trupin në automjetin tip “Audi Q7″, ngjyra e bardhë në përdorim nga Gerald Shehu…”– thuhet në dosjen hetimore.

Ndërkohë David Larti i ka dhënë personit nën hetim Gerald Shehu një bluzë nga të tijat. Ndërsa, Daniel Qose ka hedhur teshat që kishte veshur personi nën hetim Gerald Shehu dhe tutat e bluzën e tij, te furra e pjekjes së mishit.

Rrethana implikuese për Gerald Shehu, Daniel Qose dhe David Larti kanë rezultuar dhe nga deklarimi si person që tregon rrethanat e hetimit i Thimi Hena, gjithashtu punonjës i këtij Hoteli i cili ka qenë prezent në disa momente me interes nga mesnata dhe deri në orët e para të mëngjesit të datës 6 qershor 2024.

Pak ditë më parë gjykata e Vlorës me kërkesë të prokurores Vitjona Mata, caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për dy punonjësit e hotel “Greccia” dhe Arrest në burg në burg në mungesë për Gerald Shehun.

Në “arrest shtëpie” u la dhe Artur Ismailaj, shoferi i ambulancës së morgut në Vlorë, i cili fotografoi trupin e pajetë të viktimës Eraldo Nevruzit, duke ja çuar më pas disa gazetarëve në Vlorë.

Ndërkohë edhe pse kanë kaluar një javë nga kryerja e krimit ende nuk është zbardhur ende motivi që çoi në vrasjen e recepsionistit të hotelit.

Zjarr Tv Ad