“RROFSH E MBRETËROFSH SA MALET O EDI RAMA!” Nga Armir Shkurti

0
195
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Armir Shkurti

RROFSH E MBRETËROFSH SA MALET O EDI RAMA!
********
I dashur Zoti ynë kryeministër! Meqë na lëshoi ca paniku prej tërmetit pata kohë ca të mendoj dhe i pari mendim që më erdhi ishte: ” More, po sikur – larg nesh! – ikën ky kryeministër, a më keq akoma….ç’do bëhet me këtë vend”? Jo thjesht se u mësuam me ty që kur të patëm ministër kulture e më pas TË MADHIN e Tiranës ( e të tjera me rradhë) por se edhe ti e ke qëndisur pushtetin tënd me aq ustallëk sa vetëm ti ia gjen anën. Le të jetë gomar, për shembull, një ministër! Ama ti dhe vetëm ti ia di në ecën me të çpuar në prapanicë a me të hequr prej kapistalli. Ty ta njohin zërin e komandën. Le të jetë fyçkë një ministre (ta zemë edhe këtë, jo se di rast konkret) por me mundim të madh ia ka dalë të mësojë të flasë si ty e ta thotë rrjedhshëm çka i dikton ti. E jo shatra patra si ajo “këpërata”.
Në iksh ti, o gur themeli, do na bjerë gjithë shteti. Se shteti je ti! Ti e shtyn Braçen të mos të të ndjekë dhe ai ikën. Ti urdhëron Lalin të lyejë muret dhe ai as që e bën dysh llafin. Ti i thua “shët” qenit të rrugës dhe ai e hesht lehjen. Ti ia gjen gruan një hallexhiu në Durrës që ia kanë çuar në Golem. Ti bën punën e sizmiologëve, konstruktorëve, kryetarëve të bashkisë, prefektëve. Dy herë doli Lleshi e gjesh u bë gazi i botës..( gazi këtu i përdorur me kuptimin figurativ). Edhe ministër i brendshëm ti e qan o Zoti ynë kryeministër.
Ndaj mendova gjatë shumë, aq gjatë sa më lejoi pauza e tërmeteve, të lutem me shpirt që TË RROSHË E TË MBRETËROSHË sa malet!!! Edhe në kemi ndonjë pakënaqësi të voçkël, punë e madhe! Me ty u mësuam! E kur u mësuam me ty, ç’e kemi të mësohemi me tërmetin, skamjen, frikën, ERTV-në, gazin, gaztorët, donatorët, detonatorët…..
Në iksh ti, i bie ta nisim nga hiçi! Ai që do të të pasojë do të harxhojë mjaft kohë duke gjetur si fillim lëpirësa e servilë të rinj. Pa të zëvendësoj të tutë me të tijët. Pa ti lidhë mirë mbas vetes e ti sprovojë. Pa t’ia marrë dorën timonit….
Oh! Jo!! Më mirë ty! Ti o ti na rrofsh!!! E na mbretërofsh sa më gjatë!!

Zjarr Tv Ad