Myslim Murrizi ka ironizuar deklaratat e Edi Ramës, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit.
Sipas tij, Basha është shumë i gëzuar se Berisha nga 6 bashki fitoi vetëm Shkodrën, Berisha është i gëzuar se mundi Bashën në 5 bashki, ndërsa Rama është i gëzuar se pati rritje në çdo bashki dhe ruajti ato që kishte.
Ai thotë se të lumtur janë edhe ndërkombëtarët, qytetarët dhe Presidenti Meta, teksa thotë se sot të gjithë duhet të brohorasim “Rroftë 6 Marsi ynë lumturues kolektiv”.
Postimi i plotë:
6 Marsi zbuloi nje pjese te se vertetes se realitetit politik per te gjithe ata qe kerkojne te mashtrojne veten dhe Shqiptaret nepermjet paftyresise qe i karakterizon. Se pari nje urim per Bardh Spahine dhe SHKODREN E SHKODRANET qe nuk kane gabuar kurre prej 31 marsit 1991. Nga deklaratat bajate po shoh qe te gjithe paskan fituar ,dhe nisur nga kjo mendoj qe jane te gjithe te lumtur.
Bile po te mos ishte lufta ne Ukraine ,edhe mund te dilnin me shampaj ne orare te ndryshme tek sheshi Skenderbej per te festuar sejcili “ fitoren” e tij. Basha i gezuar shume qe Berisha nga 6 bashki, fitoj vetem Shkodren. Berisha i gezuar qe ne nga 6 bashki, mundi Bashen ne 5 prej tyre.
Rama i gezuar se pati rritje ne % ne çdo bashki dhe nuk fitoi por ruajti ato bashki qe kishte. Qytetaret mendoj qe jane te “ gezuar” shumeeee fare kur shohin qe jane te gezuar 3 liderat e tyre dhe nuk ju bie mendja fare tek hallet qe prej vitesh kane mbi kurriz nga keta lidera.
Nderkombetaret jane ne qiellin e shtate nga gezimi ,kur shohin qe si populli ,ashtu dhe liderat, pra te gjitha brinjet e katrorit te bermudes jane te gezuar, te lumturuar e te kenaqur, dhe u ruajt stabiliteti per te cilin kane interes dhe mision. Me kaq lumturi sa ka sjell ky 6 mars ,me zgjedhjet ne 6 bashki, besoj qe shume shpejt ne Kuvend ,data 6 mars mund te shpallet si dite feste Kombetare e lumturise kolektive.
Kjo besoj do te “ndikoj shume”ne ecurine e Vendit perpara, hapjen e negociatave per ne BE, bile mund te antaresohemi me 6 marsin qe vjen nese BE do jete akoma deri ne 2023. Kjo do te mundesoj qe muaji Mars te kete nje pakete festas pastaj 6,7,8 dhe festen e ashures pak me vone. Eeeeeeehhhhh çfare kenaqesie na solle o 6 marsi i “ lavdishem”!!
Ps: Se harrove te pershkruaj kenaqesine e pafund te Presidentit Meta, qe me dekretin e Tij ,ju dha mundesine te festojne, te gezojne e te lumturohen si “ udheheqesat” ashtu partia dhe vegjelia. Nga sot, te gjithe nje zeri duhet te brohorasim plot gezim e lumturi. RROFTE 6 MARSI YNE LUMTURUES KOLEKTIV. Ose mund ta quajme si data e tufezimit te lumturise kombetare.