‘Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet’. Kjo ka qenë deklarata befasuese e bërë nga salla e gjyqit sot nga Astrit Avdyli, një nga të arrestuarit si pjesë e bandës së ‘Avdylave’ në sajë të operacionit të “Vol-Vo 4”, duke përmendur kështu edhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe Partinë Socialiste.
Avdyli ka dhënë dëshminë para togave të zeza ,ai ka folur edhe për njohjet me Ndokat ku është shprehur se i kishte miq. “Ndokat i kam miq, i kam njohur në burg”, tha ai.
Kujtojme se 24 anëtarë të grupit të Shijakut dhe të Lezhës, duke përfshirë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko kërkojnë sot lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.
Në seancën e zhvilluar më 24 tetor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë dhe tek Krimet e Rënda në Tiranë nga 34 të arrestuarit si pjesë e operacionit ‘Volvo 4’, në burg u lanë 24 prej tyre.