Një zjarr i madh që është shkaktuar nga një goditje rrufe në Everglades Florida ka prekur më shumë se 17,000 hektarë tokë. Flakët kanë nisur që prej ditës së dielë (23 qershor).
Tymi i madh që ka përfshirë vendin po shfaq probleme në rrugët kryesore.
Deri më tani, zyrtarët nuk kanë arritur të shuajnë flakët. Përpjekjet e tyre janë penguar nga vendndodhja e largët e zjarrit.
Në këtë kohë flakët po djegin një tokë të thatë, ku askush nuk është në rrezik.
“Patrullimi i autostradës kishte zhvendosur trafikun jashtë I-95, dhe drejtimet në të dy anët në veri dhe në jug ishin mbyllur”, njoftoi zëdhënësi Christian Hancock i zyrës së Sheriff të Jacksonville.
Një tjetër paralajmërim erdhi nga komisioneri i Departamentit të Bujqësisë dhe Shërbimeve Konsumatore të Floridës, i cili tha: “Me afrimin e fundjavës së Ditës së Përkujtimit, të gjithë udhëtarët duhet të monitorojnë nga afër mediat për përditësime mbi sigurinë”.