Rruga e amortizuar Berat-Fier, shoferët: Na u shkatërruan makinat

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aksi nacional Berat-Fier është në gjendje totalisht të shkatërruar. Drejtuesit e mjeteve shprehen se e kanë të vështirë të qarkullojnë pasi nuk është investuar prej më shumë se 30 vitesh.

Mungesa e investimeve ka bërë që kjo rrugë të jetë e pakalueshme dhe e vështirë për të udhëtuar.

Gjendja më e rendë  paraqitet nga fshati Poshnje deri në Strum ku makinat lëvizin me vështirësi.

Në të gjithë gjatësinë e tij, ky aks është i dëmtuar me gropa dhe pa sinjalistikë rrugore.

Banorët e fshatrave  dhe drejtuesit e mjeteve shprehen të revoltuar dhe thonë së nuk është investuar prej më shumë së 30 vitesh.

Gjatë periudhës së dimrit, ky aks bëhet edhe më i rrezikshëm për shkak të prezencës së akullit dhe mungesës së kanaleve kulluese.

Zjarr Tv Ad