Rruga e vdekjes, banorët në panik për fillimin e shkollës

0
259
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e fshatit Arapaj në Roskovec nuk arritën t’i gëzohen rrugës së re, që e kishin kërkuar prej shumë vitesh. Në fshat janë ende të tronditur nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së dielës, e që siç thonë ata u mori dy djemtë më të mirë. Dy kushërinjtë Amarildo, 29-vjeç, dhe Festim Dogani, 21-vjeç, po ecnin në trotuar, kur u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi në një zonë të banuar.

Në Arapaj, të gjithë janë në panik nga rreziku që u erdhi bashkë me asfaltin. Shkolla fillon së shpejti dhe godina ku mësojnë 500 nxënës ndodhet buzë rrugës. Banorët kërkojnë vendosjen e ndriçimit, sinjalistikës, si dhe pengesave në rrugë, por edhe më shumë kontrolle nga Policia e Shtetit.

“Tani vjen një keqe më e madhe për ne. Një muaj që është bërë rruga 3 aksidente kanë ndodhurreth dy km qendër e banuar, pa sinjalistikë, pa barriera mbrojtëse pa çdo gjë. Mund të jetë e katërta kjo me vdekje, kanë ndodhur plagosje, spitale, gjëra. Këtu ka shumë trafik, kemi probleme me shkollën, fëmijët vënë në shkollë, shkolla fillon për dy javë, nuk kemi garanci për shkollën, ne nuk i çojmë në shkollë nëse nuk merren masa”.

Të dielën, 4 kushërinjtë po pinin kafen e darkës dhe po planifikonin si të shkonin për në Greqi por për dy prej tyre, ajo kafe me djemtë e xhaxhallarëve ishte e fundit. Amarildo Dogani dhe Festim Dogani, 29-vjeç dhe 21-vjeç, u aksidentuan për vdekje në fshatin Arapaj të Roskovecit. Amarildo Çalamani, drejtuesi i mjetit “Volswagen” që shkaktoi aksidentin tragjik, rezulton të jetë shofer problematik.

Martin Dogani, i mbijetuari i aksidentit tragjik, tregon se makina ka qënë me shpejtësi deri në 120 km në orë dhe ka frenuar para se ti përplasë. Ai thotë se kishin pirë kafe pak para aksidentit, e të gjithë si kushërinj kishin dalë në trotuar për të biseduar. “Përplasja na i ndali të qeshurat”,-tregon ai.

Pavarsisht kontrolleve të Policisë Rrugore, numri i aksidenteve rrugore vijon të mbetet i lartë. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin korrik kanë humbur jetën 18 persona nga aksidentet rrugore, ndërsa 210 persona kanë mbetur të plagosur. Në 7 muaj 116 persona kanë vdekur nga aksidentet.

Zjarr Tv Ad