Rruga Rrëshen-Bukmirë në gjendje të mjerueshme, banorët në protestë para bashkisë Mirditë: Deputetët të mos rrinë në karrige por të shohin këtë poshtërsi, nuk duam lluks…

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e disa fshatrave kanë dalë sot në protestë para bashkisë së Mirditës për shkak të gjendjes së mjerueshme të rrugës Rrëshen-Bukmirë. Të mbledhur para bashkisë ata kërkojnë rikonstruksionin e rrugës, e cila është bërë e pakalueshme dhe e rrezikshme për jetën e drejtuesve të mjeteve.

Madje ata e cilësojnë atë si rruga e vdekjes.

Kryetari i bashkisë nuk na ka përfillur fare ne banorëve. Në mënyrë kategorike jemi shumë të lodhur. Lutje nuk do i bëj, për zonën e Kashnorit nuk do t’ia dijë ku jemi”– u shpreh një banor.

“Masakra që është bërë në atë rrugë nuk ka parë në histori, nuk është rruga e njerëzimit, është rruga e vdekjes së njerëzimit. Iu bëj thirrje deputetëve të parlamentit të mos rrinë në karrige por të shohin rrugën dhe poshtërsinë që është brëë atje, vjedhjen e hajdutëve që është bërë atje dhe si është masakruar ajo zonë me 13 fshatra. Mos na coni fadroma koti. Ai turku po bën miliona, po merr pasurinë tonë”– u shpreh një tjetër.

Burimi/Faxnews

Zjarr Tv Ad