Rrugë prej ‘floriri’, ARRSH tender 21,4 mln euro për zgjerimin e 5 km të para të aksit Elbasan-Qafë Thanë

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka pranuar tenderin prej 21,4 mln euro për zgjerimin e 5 km të para të aksit Elbasan-Qafë Thanë.

Projekti fillon në dalje të qytetit të Elbasanit, pasi kalon fshatin Labinot-Fushë përfundon në afërsi të fshatit Mirakë.

Ky lot ka një gjatësi prej rreth 5 km, dhe duke pasur parasysh vlerën e tenderit 21,4 milion euro, kosto për kilometër është rreth 4,3 milion euro.

Preventivi ka dalë duke marrë parasysh çmimet nga manualet zyrtare në fuqi.

Për t’u nënvizuar është se i gjithë aksi Elbasan-Qafë Thane ka një gjatësi prej rreth 54 kilometrash dhe nëse vazhdohet me këto kosto marramendase 4,3 milion euro për km, zgjerimi i kësaj rruge mund t’i kushtojë qytetareve shqiptare mbi 230 milion euro, në një kohë kur çdo vijnë lajme për thellim të krizës apo edhe problem globale më rënie të ekonomisë.

Zjarr Tv Ad