“Rrugë që bashkohen” Rama guxon me filxhanin: Më mirë Monika

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa diskutoi me banorët të njësisë nr. 2 në kafen e mëngjesit, kryeministri Edi Rama ndryshe ka herët e tjera, guxoi të shohë vetë ‘ fatin’ në filxhanin e kafesë që piu. Gjesti u shoqërua me të qeshura nga të pranishmit, të cilëve Rama ua ktheu: Qesh ti qesh … Po, na mbyti kafja turke, na griu , ndërsa lexoi më pas filxhanin :

“Janë dy rrugë që bashkohen këtu, o teta me dyshin o.. ja shihe i sheh dy rrugët si bashkohen ecin paralel e bashkohen në fund mbetet një hi pas. Është më kokë lart me pikë poshtë. O zot o zot” tha Rama, ndërsa ‘ngeci’ në interpretimin e filxhanit, për të cilën tha se është zotësi e kryetares së LSI-së.

“Po unë piktor jam me zhgarravina merrem gjithë ditën. Puna është ta interpretosh unë s’di Monika e interpreton. Mirë ju lashë…Filxhanin e pamë, jemi për rrugë. Kemi 2 rrugë sot edhe…Në fund për mirë dalin.” përfundoi Rama.

Zjarr Tv Ad