Rrugët kombëtare “zhyten në terr” pas urdhërit të Ballukut, flet kryebashkiaku i Elbasanit: Janë fikur dritat e vjetra që harxhojnë më shumë energji, në lagjet problematike…

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rrugët më të rëndësishme kombëtare dhe lagjet e qyteteve zhyten ne terr pas mesnate si pjesë e skenarit për kursimit të energjisë.

Përballë frikës së shtimit të aksidenteve dhe ngjarjeve kriminale, policia ka shtuar patrullimet në Elbasan. Terrin e natës e çajnë vetëm dritat e makinave ose dritat e shtëpive përgjatë rrugëvë.

Pamjet tregojnë aksin Elbasan- Tiranë, Elbasan- Librazhd pas mesnate kur ndriçimi fiket si pjesë e strategjisë së qeverisë për për të kursyer energjinë.

Gjithashtu dritat janë shkeputur dhe ne brendesi te qytetit te Elbasanit sic jane Lagja e Trenit ne rrugen 25 Nentori, Lagja Skenderbej dhe Parku Rinia i qytetit.

Në lidhje me stakimin e energjisë elektrike kryebashkiaku Gledian Llatja thotë se janë fikur kryesisht dritat e vjetra që harxhojnë me shumë energji elektrike . Për të parandaluar cdo incident apo fenomen negativ kryebashkiaku Llatja pohoi se një grup nga policia e rendit dhe ajo bashkiake kanë qënë në terren për cdo rast.

“Janë dritat LED dhe ato të vjetrat që konsumojnë më shumë energji, janë fikur ato që kanë konsum më të lartë, sektori u shërbimeve publike ka qenë gjatë gjithë natës në terren për të kursyer sa më shumë energji. Të gjitha struktuarat kanë qenë për monitorim, nuk ka raportime për dëme apo verpime të kundraligjshme. Ka pasur ndërprerje në lulishte”– u shpreh ai për gazetarët.

Kursim kërkohet edhe për ujin e pijshëm. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar për ditën botërore të unit drejtori i ujësjellësit në Elbasan tha se ende nuk ka një urdher për reduktimin e furnizimit me ujë të pijshëm, në Elbasan por do ta zbatonin ata sapo OSHEE tua kërkojë.

Situata e shkaktuar prej luftës ka rritur jo pak stresin te qytetarët të cilët mes cmimeve që rriten ,ekonomisë së dobet u duhet të vuajnë pasojën e kufizimeve të nevojave bazike.

Zjarr Tv Ad