Rrugëtimi drejt “Euro 2020”

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndeshja e parë e Shqipërisë do të jetë në shtëpi, ndaj Turqisë më 22 mars, një 90-minutësh që përfaqëson menjëherë një provë force dhe përcakton fushatën kualifikuese. Tri ditë më vonë, kuqezinjtë do të impenjohen në transfertë me ekipin më të dobët të grupit, Andorrën, me të cilën llogariten 3 pikë të sigurta, të paktën në letër.

Pas një pushimi 3-mujor në kalendar, Shqipëria do të impenjohet ndaj Islandës në Rejkjavik, ndaj përfaqësueses që u konsiderua surpriza më e bukur e Europianit të kaluar. Tri ditë më vonë, Kombëtarja kuqezi do të luajë me Moldavinë në shtëpi, një sfidë në të cilën stafi teknik nuk e diskuton fitoren.

Ndeshja e pestë e kuqezinjve është programuar në “Parc des Princes” të Parisit. Atje do të sfidohen kampionët e botës më 7 shtator, ndërsa 3 ditë më vonë Shqipëria do të presë Islandën. Kalendari i kuqezinjve vijon me sfidat e tetorit, të dyja në transfertë, respektivisht ndaj Turqisë dhe Moldavisë.

Përballjet e fundit që do të certifikojnë edhe diskutimin për kualifikim janë ndaj Andorrës dhe Francës, të dyja në shtëpi, më 14 dhe 19 nëntor. Në “Euro 2020” kualifikohen dy vendet e para të çdo grupi.

Zjarr Tv Ad