“Rrugëtimi i Shqipërisë si një pilulë depresioni”, Rama për negociatat: BE ka bërë hapa të ngadaltë drejt së ardhmes, jo ne!

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk ka bërë progres të ngadaltë drejt Bashkimit Europian, por është pikërisht BE që ka ngadalësuar përparimin drejt të ardhmes së saj.

Këtë deklatatë Rama e bëri në një intervistë për “France 24” pas përfundimit të punimeve të samitit të Bashkimit Europian, i cili u mbajt dje në Bruksel.

“Nuk është Shqipëria që bërë progres të ngadaltë drejt BE-së, por BE-ja është ngadalësuar shumë drejt së ardhmes së saj. Nuk jam i frustruar por tepër i trishtuar nga dëshmi i Bashkimit Europian për të përmbushur premtimin e dhënë ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha kryeministri.

Kryeministri e përshkroi statusin e vendit kandidat për në BE, si një “pilulë kundër depresionit” për të rritur moralin e vendeve, ndërsa shtoi se e sheh si të drejtë mbështesë për ukrainasit, si një komb që po bën shumë për botën.

“Duhet të parandalojmë avancimin e kundër reformës më të frikshme në botë që Vladimir Putin dëshiron të vendosë”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad