“Rrugorja” e Tiranës bën bilancin/ Arrestohen dhe procedohen 28 shoferë, vendosen me mijëra gjoba brenda javës

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në këtë kuadër, përgjatë një jave, u arrestuan dhe u proceduan penalisht 28 persona, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme

Janë ndëshkuar me masë administrative 999 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

507 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 1679 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 82 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 648 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë hequr 4 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Zjarr Tv Ad