Rrymat polare sjellin ngricat dhe erërat

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gadishulli i Ballkanit në fillimin e javës do të ndikohet nga rryma ajri të ftohta me origjinë polare të cilat do të sjellin në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës temperatura të ulëta dhe erë te fortë verilindore.

E hënë, 6 janar 2020

Fillimi i javës 6 janar 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në Verilindje. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -6/2°C

Zonat e ulëta  -4/11°C

Zonat bregdetare 2/12°C

E hënë 6 janar 2020

Kosova për ditën e hënë dt 06 Janar 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -5°C në mëngjes. ndërsa mesdita  deri në 0°C gradë Celcius në mesditë.

E martë 7 janar 2020

E martë 7 janar 2020 moti do të jetë me diell por i ftohtë. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të ndjeshme.
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -10/1°C

Zonat e ulëta  -5/9°C

Zonat bregdetare 0/10°C

Zjarr Tv Ad