Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo i është përgjigjur ashpër ish-ministrit Ylli Manjani për një reagim që ky i fundit ka bërë në lidhje një skandal të raportuar në Radio Televizionin Shqiptar. Sipas tij, Manjani ka ofenduar të gjitha gratë dhe vajza e institucionit.
Leka Bungo i referohet një artikulli në media, të shkruar nga Ylli Manjani dhe me titull: “R.T.SH është bërë si bordello që paguhet me lekët tona.”
Duke bërë një deduksion logjik të asaj që ka deklaruar Ylli Manjani, kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH thotë se punonjëset e bordellove janë zakonisht prostituta, por sipas Leka Bungos punonjëset dhe punonjësit e transmetuesit publik punojnë me ndershmëri.
“Kësisoj më duhet t’u kujtoj se ne rastin konkret, opinioni i juaj duket sikur nuk ka dalë nga goja e nje “opinionisti” që bredh i “ftuar” nga ekrani në ekran për një “arsye” që nuk e kam kuptuar dot kurrë, por ka dalë nga njëëëëëëëëëë hale tek e cila kane harruar porten hapur”, shkruan Leka Bungo.
Ai kujton disa nga gazetarët më të njohur në vend të cilët kanë dalë nga Radio Televizioni Shqiptar dhe shpreh bindjen se me përkushtimin e tyre transmetuesi publik do të fitojë shpejt dinjitetin e dikurshëm, përcjell newsbomb.al.
Reagimi i plotë i Leka Bungos
Shqipëria është një vend me fat, madje me shumë fat. Në qoftë se Holanda quhet vendi i luleve, Shqipëria mund të konsiderohet pa frikë si vendi i yjeve. Jo se vendet e tjera nuk kanë yje, por sepse tek ne ka aq shume, sa që nga ndriçimi i tyre njerëzit shpesh i merr “malli” për errësirën e natës.
Kjo është edhe një nga arsyet që populli ynë nuk ka ecur asnjëherë ndër shekuj “kuturu në errësirë”. Sikur te mos qe “ndriçimi” i tyre edhe sot e kësaj dite vendi i ynë do të renditej ndër vendet me të errëta.
Kësisoj, të parët tanë i kanë parë yjet si dhuratat më të vyera të Zotit dhe bash për këtë arsye, i kanë vënë secilit emër…
Ylli polar, Ylli Vega, Ylli Sirius, Ylli Manjani…
Ky i fundit, si një nga yjet që prej vitesh rropatet për t’i ndriçuar mendjen shqiptarëve, pak ditë më parë, mesa duket i ngarkuar nga Perëndia për të luftuar degjenerimin në Shqipëri, ka botuar një shkrim në gazetën Tema me titull: “R.T.SH është bërë si bordello që paguhet me lekët tona.”
I përnderti ish- ministër.
Punonjëset e bordelleve zakonisht janë prostituta.
Kësisoj më duhet t’u kujtoj se ne rastin konkret, opinioni i juaj duket sikur nuk ka dalë nga goja e nje “opinionisti” që bredh i “ftuar” nga ekrani në ekran për një “arsye” që nuk e kam kuptuar dot kurrë, por ka dalë nga njëëëëëëëëëë hale tek e cila kane harruar porten hapur.
Ne institucionin tone punojne qindra vajza dhe gra te talentuara dhe te ndershme.
Jo ti, por askush nuk mund te hedhe balte mbi to.
As mbi djemte dhe burrat.
Ti dhe askush tjeter qe i ka kushtuar jeten “luftës kundër degjenerimit” nuk mund ta djege jorganin per nje “plesht”.
Do te ishte njelloj sikur une te propozoja te mbyllej Ministria e Drejtesise per korrupsion sepse njeri nga ministrat e saj akuzohej se kish vjedhur nje pjese te parave me te cilat do te bliheshin prangat elektronike.
I përnderti ish- minister!
R.T.SH-ja nuk ka qene asnjehere “bordello”.
Perkundrazi, ka qene “Materniteti” ku kane lindur gazetare dhe krijues te medhenj si Agron Çobani, Alfons Gurashi, Blendi Fevziu, Eni Vasili, Ardian Krasta, Mevlan Shanaj, Albert Minga, Vera Grabocka e dhjeëtra te tjere ….
Te jesh i sigurt se perkushtimi i gazetareve dhe krijueseve te talentuar ne R.T.SH, do t’ia kthejne shume shpejt dinjitetin e dikurshem.
Sipas gjykimit tim, per teleshikuesit shqiptare, do te kishte me shume vlere te mbyllet “porta që harron të mbyllet” se te mbyllet R.T.SH-ja.