RTV Ora ndjek paratë publike dhe gjen gruan dhe vjehrrën e Erion Veliajt…

0
2548
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erion Veliaj është ankuar se RTV Ora, ndjek gruan dhe vjehrrën e tij. Në të vërtetë RTV Ora, ndjek rrjedhën se ku shkojnë paratë publike, domethënë paratë e popullit që përdoren nga zyrtarët publikë dhe kështu arrinë dhe te gruaja dhe vjehrra e ErionVeliajt.

Gruaja e Erion Veliajt, merr së paku tre rroga si eksperte, me jo më pak se 20 mijë euro nga tre institucione publike që janë ERE, OSHEEE, OST.

Le të na thotë Lali Eri se në cilin vend të Bashkimit Europian apo edhe në SHBA, gruaja e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit është eksperte e paguar e institucioneve publike, me një pagë që kapërcen shumëfish pagën zyrtare të burrit të saj. Ia mirëkuptoj sakrificën zonjës, e cila paguhet që të bëjë në publik rolin e gruas të një njeriu që luan bashkëshortin për arsye politike.

Vjehrra e Erion Veliajt, ka marrë paga dhe honorare si mësuese te Liceu Artistik në Tiranë, pa hyrë asnjë ditë në ndërtesë në orët kur supozohet të ketë punuar. Dhe këtu përjashtoj periudhën gjatë pandemisë kur mësimi bëhej online. Kjo gjë mund të verifikohet me të dhënat videokamerave të ruajtura në serverat përkatës.

A mund të publikojë Lali Eri që flet shumë për transparencë të dhënat se sa është paguar vjehrra e tij nga kjo shkollë publike dhe kush ka nënshkruar në cilësinë e zyrtarit apo zyrtares përgjegjëse që ajo të marrë këto para publike. Lali Eri duhet ta dijë se edhe ato plakat që ndjekin dhe keqtrajtojnë policët e tij sepse sheshin në rrugë marule dhe qepë janë vjerra të dikujt, nëna të dikujt. Nëse këto plaka do të merrnin para pa punuar si vjehrra e Lali Erit, sigurisht që nuk do të dilnin të shisnin në rrugë.

Zjarr Tv Ad