Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kim Kardashian West ka pranuar se ajo e thyen shpesh herë rregullin e kujdesit të lëkurës duke u shtrirë në krevat me grim në fytyrë.

Në emisionin “Busy Tonight”, 38-vjeçarja tregoi se e bën këtë veprim që të jetë gati për ditën tjetër.

“Nëse nuk kam mundësi të lyhem ditën tjetër, fle me kujdes dhe në mëngjes ribëj bazën. Përpiqem që një grim të mirë ta ruaj për dy ditë”, tha ajo.

 

 

Moderatorja Busy Philips dukej shumë e habitur pas kësaj deklarate. Kim është një prej blogereve më të njohura në botë, e cila ka një linjë kozmetike dhe grimier personal që është i disponueshëm për të kur të dojë.

Gjithsesi, fakti që e bën Kim nuk do të thotë që duhet ta bëjnë të gjithë. Rregulli i kujdesit të lëkurës vijon të mbetet ndër kryesoret që duhet të zbatojnë femrat për një fytyrë sa më të pastër.

Zjarr Tv Ad