Ruçi bën thirrje për unitet qëndrimesh të përfaqësuesve të Luginës

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot përfaqësuesit e komunave të Preshevës, Armend Aliu, dhe të Bujanovcit, Arbër Pajaziti.

Gjatë takimit u bisedua për çështje aktuale politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nevojën e tyre për një platformë politike për unitet në dialogun me Qeverinë e Republikës së Serbisë si edhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe konsultimit me institucionet e Republikës së Shqipërisë për rritjen dhe konsolidimin e përfaqësimit politik dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Kryeparlamentari Ruçi, vuri në dukje rëndësinë e unifikimit të qëndrimeve të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, i cili u shërben rritjes dhe fuqizimit të përfaqësimit të tyre politik si edhe garantimit dhe zgjerimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Zjarr Tv Ad