Ruçi fton Metën për kafe në zyrës, pas daljes nga komisioni i shkarkimit

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta, pas mbylljes së Komisionit hetimor ka bërë një ndalesë në në zyrën e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi. Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se ka qenë një ftesë e kryeparlamentarit drejtuar Presidentit.

Meta, i ftuar nga Ruci ka shkuar në zyrën e tij, së bashku me tre këshilltarët, që e shoqëruan sot gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij.

Në mbledhjen e sotme në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Presidenti Meta foli një informacion sekret dhe të klasifikuar, që mori një ditë para se të shfuqizonte 30 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.

Meta u shpreh se përmes burimeve, ai ishte njohur mbi një skenar për destabilizimin e vendit në protestën e opozitës të datës 8 Qershor, ku nuk mungonte as hipoteza për djegien e Kuvendit.

“Presidenti për shkak të detyrës së tij ka pasur informacione të mjaftueshme si në rrugë zyrtare dhe shtetërore, edhe përmes burimeve të tjera për përpjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend. Në mënyrë të vecantë në datën 7 qershor një ditë para se presidenti të bënte publik vendimin për shfuqizimin e datës 30 qershor ka marrë një informacion që është sekret dhe i klasifikuar, nëse komisioni do të njihet mund të ndodhë, pasi të merrej leja dhe te verifikohen certifikatat e sigurisë të anëtarëve të komisionit. Me pak fjalë, ky informacion bënte të qartë që persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës më 8 qershor, edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë”, tha Meta.

“Ky ishte informacion i besueshëm, po të kishe parasysh pasojat nga këto protesta e konfrontime, i keni parasysh deklarartat e ministrisë së brendshme për shumë policë të plagosur, duke e kombinuar këtë informacion mora ate vendim.

Një ngjarje e cila mund të prodhonte pasoja për jetën e qytetarëve dhe shkatërrim të imazhit të vendit tonë që me aq ngjarje që ishin bërë deri në atë moment ishte shkatërruar. Historia e vendit tonë për fat të keq nga 2 prilli e deri në 21 janar është plot me ngjarje të tilla të hidhura ku përmes protestave e gjatë protestave kemi pasur viktima dhe isha i bindur se ishte detyra ime që të bëja gjithcka që në datën 8 qershor të evitohej në mënyrë të padiskutueshme një ngjarje e tillë e të krijoja mundësi për një dritare e reflektim midis palëve sikurse e thotë edhe qartë raporti i OSBE-ODIHR pra gjithcka ishte antagonizëm i përbashkët i dy palëve që dëmtonte dhe cënonte integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Antagonizëm do të thotë armiqësi, kështu që në këto kushte, kjo do të ishte një goditje shumë e fortë jo thjesht për zgjedhjet e 30 qershorit, por kthim i madh mbrapa per vendin. Të dyja palët kishin dhënë shembull të shkëlqyer për të ecur përpara në rrugën e konfliktit pa marre pergjegjesite e asaj qe mund te ndodhte. Jam i detyruar të shoh interesin kombëtar të vendit si president”, deklaroi Meta

Zjarr Tv Ad