Ruçi: Italia, avokatja më e mirë e Shqipërisë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadorin italian në Shqipëri,  Alberto Cutillo.

Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin midis të dy vendeve, arritjet në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, si edhe intensifikimin  e bashkëpunimit dypalësh në përpjekjety për çeljen e negociatave.

Kryetari i Kuvendit e falenderoi Ambasadorin Cutillo, mbi kontributin e Italisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe shprehu besimin se ky kontribut do të vazhdojë edhe gjatë procesit të vendim-marrjes së Komisionit Europian dhe Këshillit Europian.

Ruçi: “Italia ka qenë dhe do të mbetet avokatja më e mirë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe për këtë populli shqiptar, Kuvendi, Qeveria dhe institucionet shqiptare i jemi të gjithë mirënjohës.Kjo mbështetje u konstatua edhe gjatë Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve Anëtare të BE-së,  e cila u zhvillua në Viene në datat 8-9 prill, në të cilën triumfoi fryma e zgjerimit të BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në të cilën Italia pati një zë të fuqishëm.”

Ambasadori Cutillo nënvizoi se kjo ndihmë dhe kontributi i Italisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë do të vazhdojë dhe do të intensifikohet.

Kryetari i Kuvendit Ruçi  dhe  Ambasadori Cutillo diskutuan edhe mbi vizitën e ardhshme zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Itali, me ftesë të Presidentes së Senatit Casellati dhe Presidentit të Dhomës së  Deputetëve Fico, në datat 14-16 prill,  e cila ka në fokus koordinimin e përpjekjeve për marrjen e një vendimi pozitiv për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë në qershor 2019.

 

Zjarr Tv Ad