Ruçi komenton lëvizjen e Metës për Ramën

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka dhënë komentin e tij lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta, për të dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin në vend të tij të kryeministrit Edi Rama.

Ruçi teksa komentoi Kushtetutën, tha se që nga kryeministri dhe ministrat, emërimet dhe shkarkimet bëhen nga Parlamenti. Sipas Ruçit, kompetencat e Metës duhet të shprehen me Kushtetutë.

“Neni 1 i Kushtetutës në paragrafin e tij hapet me fjalinë; Shqipëria është Republikë Parlamentare, do të thotë nga presidenti, kryeministri dhe institucionet emërohen e shkarkohen nga Parlamenti.

Shumë kush e ka trajtuar; ka të drejtë presidenti, s’ka të drejtë, nuk merrem me këto, merrem me Kushtetutën. Neni 93 thotë; presidenti nxjerr dekrete. Edhe kur jep apo nuk e jep pëlqimin, duhet të nxjerrë dekret, se është kompetencë e Kuvendi të shprehet. Kryeministri bën propozimin, presidenti jep pëlqimin, Parlamenti nxjerr vendimin. T’i lemë këto, le të presim ditën e orën që Gjykata Kushtetuese të ngrihet dhe lidhur me ketë interpretim të shprehet ajo dhe të heshtin të gjithë”, tha Ruçi.

Zjarr Tv Ad