Ruçi në Maqedoni: Dialog mes fqinjëve

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zhvilluar këtë të hënë një vizitë në Maqedoni. Ai është takuar me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferin dhe me Grupin Parlamentar të Maqedonisë. Ai njoftoi gjithashtu se gjatë takimit të dyja vendet shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin në aktivitetet ndërparlamentare për anëtarësimin në BE.

“Përshëndetëm arritjet e Marrëveshjes së Prespës dhe të gjitha përpjekjet që po bëhen në drejtim të ndërrimit të emrit që do ti hapë rrugën për anëtarësim në NATO dhe BE. I garantova kryetarit të Kuvendit mbështetjen e plotë të Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Gjithashtu të dyja palët e shprehëm gatishmërinë tonë në drejtim të bashkëpunimit në aktivitete ndër parlamentare për anëtarësim në BE. Sigurisht një vend të rëndësishëm zuri situata në Ballkanin Perëndimorë, me ç’rastë nënvizuam se rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve është dialogu. Shprehën shqetësimin e përbashkët për rritjen e tensionit mes Serbisë dhe Kosovës. Shqipëria dhe Maqedonia po japin kontribut stabilizues për gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor”

Ndërsa Talat Xhaferi nga ana tjetër theksoi se vetëm me dialog mund të përmbyllen çështjet e hapura me fqinjët.

“Si dy vende fqinje bashkëpunojmë edhe në drejtim të integrimit të vendit në BE dhe NATO. Bashkë konstatuam se vetëm me dialog mund të përmbyllen çështjet e hapura me fqinjët dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të tejkalohen problemet”

 

 

Zjarr Tv Ad