Rudina Hajdari, Metës/ ‘Po shpërndave Parlamentin, të fus në burg’

0
191
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Rudina Hajdari foli për herë të parë nga parlamenti në lidhje me kompetencën e presidentit për të shpërndarë parlamentin.

Ajo kërcënoi presidentin se nëse e bën këtë gjë atëherë ai duhet ti thotë burgut hapu.

‘Përsa i përket Kodit Penal, që është shtuar një nen, dhe që do të na jepet kohë për ta shqyrtuar. Uroj që ta kemi kohën, pasi nenin 43, pika 1, tregon se merr përsipër që të ndalojnë shqiptarët që të udhëtojnë jashtë nga 5-10 vite nëse mundohen të prishin zgjedhjet.

Ju kujtoj që Kodi Penal që parashikon nen të posaçëm, kemi një dënim dhe nuk na duhet një dënim shtesë. Unë e cilësoj si ajo rezolutë që erdhi para një jave, i hodhi benzinë zjarrit.

Nëse mendoni se presidenti do të shpërndajë parlamentin, ti thotë burgut hapu. Nuk e ka për kompetencë. Përsa i përket vendimit për të shtuar këtë nen.

Ironi është që edhe vetë zoti Braho e kundërshtoi këtë. Imagjinoni ku ka arritur Kuvendi. Po një individ ka probleme shëndetësore do të ndaloni që të dalë jashtë vendit. Nuk e kam parë në asnjë vend të BE-së’ tha deputetja.

Hajdari për herë të parë shprehu edhe qëndrimin kundër zhvillimit të zgjedhjeve më 30 qershor pas ngjarjeve në Shkodër.

‘Nëse ju këmbëngulni që zgjedhjet më 30 qershor, nëse ju keni informacion që do ketë vrasje si në 2 prill a nuk është e drejtë që t’i evitoni këto konflikte, dhe të ruani jetët e njerëzve dhe të mos dilni këtu të thoni do ruajmë shtetin e së drejtës?

Nëse ju nuk doni të krijoni precedent që ta vijojë qeveritë më pas… por nëse ju krijoni viktima, a nuk do krijoni ju një precedent të së kaluarës, a nuk i jepni ju Shqipërisë viktima që nuk i duhen më? Thirrini ndërgjegjes suaj të dashur politikanë se koha po mbaron.

Ne nuk duhet të bëjmë lojëra të tilla para shqiptarëve. Nëse kryeministri thotë që mund të ketë viktima në vijim duhet të marrë të gjitha masat për ta evituar këtë situatë’ tha Rudina Hajdari.

 

Zjarr Tv Ad