Rudina Hajdari në Kuvend: Ndryshimi i sistemit është parësor

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari e pranishme sot në Kuvend u shpreh se amendimet kryesore që do të ndërrmarrë grupi i deputetëve të rinj të opozitës, të cilët janë tashmë pjesë e Kuvendit, është ai i ndryshimit të sistemit.

Ndër të tjera, deputetja Hajdari falënderoi nga foltorja e Kuvendit, deputetët e opozitës që i dhanë kryesimin e grupit të ri parlamentar.

“Do kemi disa amendime. Amendimi kryesor ka të bëjë me ndryshimin e sistemit, kjo është një arritje  për opozitën dhe gjithë vend. Ju siguroj që gjatë mandatit të këtij komisioni do t’i arrijmë të gjitha objektivat që kemi rënë dakord me Grupin  e mazhorancës.

Përtej adresimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, kemi për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor dhe do marrim masat e duhura për listat zgjedhore, ky është një projekt me ambicie të lartë, por ky është objektivi kryesor. Sa herë që bëjmë zgjedhje ne kontestojmë rezultatin, duhet t’i garantojmë qytetarëve shqiptarë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndryshimi i sistemit është parësor.

Do hartojmë planet nnë ditët në vijim dhe jam mirënjohese grupit që ma dha mundësinë për t’i kryesuar. Falenderoj edhe kryetarin e Grupit Parlamentar të Pavarur.”-u shpreh Hajdari.

 

Zjarr Tv Ad