Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputetja e PD Rudina Hajdari vendosi mos djegë mandatin si deputete duke zgjedhur rrugën Parlamentare.
Por në këtë pikë, duket se ndahet me vëllain e saj Kiri Hajdarin i cili mendon se beteja duhet bërë në rrugë me protestuesit.
Kiri Hajdari ka zgjedhur të bëjë një gjest tjetër. Ai po proteston në mënyrë tërësisht të dukshme e publike.
Djali i Azem Hajdari ka dalë në ballë të protestës, krah liderit Lulzim Basha ku është e pamundur që kamerat mos fokusohen. Duket se Rudina Hajdari dhe vëllai i saj nuk ndajnë të njëjtin qëndrim sa i takon politikës dhe rrugës së demokracisë që shtroi i ati i tyre i ndjerë, Azem Hajdari.