Rudina Hajdari pas humbjes: S’më vjen keq fare, ndihem krenare për betejën që kam bërë në Parlament

0
225
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Rudina Hajdari, pas një pauze të gjatë, ka folur për zgjedhjet e 25 prillit, duke u shprehur se nuk ndihet keq për humbjen dhe për faktin se nuk u zgjodh sërish deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Ajo deklaroi se ka bërë betejë të fortë në parlament, për të cilën ndihet shumë krenare.

“Jo nuk më vjen aspak keq sepse kam bërë një betejë të fortë dhe jam shumë krenare për betejat që kamë bërë në parlament. Beteja për të qëndruar në parlament, për të dhënë mesazh që opozita ka nevojë për të bërë betejat e saj kundrejt çdo qeverie. Duhet luftuar brenda sistemit, për këtë kam qëndruar dhe jam krenare, patjetër që kjo është kostoja që merr me pas”, u shpreh Hajdari.

Deputetja shtoi më tej në Report tv, se vendi ynë ka nevojë për një opozitë të fortë  dhe të shëndoshë, duke theksuar se PD s’mund të mbahet peng nga kryetari i saj, Lulzim Basha, por duhet të vazhdojë me betejat e saj në Kuvend.

Zjarr Tv Ad