Rudina Hajdari pranon që ka bërë kurs, për të mbajtur fjalimet në Kuvend…

0
318
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari, ka folur për profesionin e saj si politikane, përdorimin e gjuhës jo verbale, mimikat dhe zërin e lartë që e ka përdorur disa herë në seancat në Parlament.

Gjithashtu, Hajdari është shprehur se; gjithçka vjen si pasojë e tensionit që krijohet gjatë komunikimit dhe gjestikulacioni, vjen në mënyrë të natyrshme.

Por a bëjnë trajnime dhe kurse politikanët shqiptarë për të komunikuar me publikun jo vetëm me fjalët e tyre, por edhe me gjuhën e trupit?

“Në fillim po, ka qenë një periudhë sidomos fakti që erdha nga një periudhë shumë e gjatë jashtë dhe nuk isha shumë e ambientuar me mënyrën se si jepeshin fjalimet apo edhe emocionet që kisha normalisht të gjitha këto i ndjeja si përgjegjësi dhe peshë të madhe që duhet patjetër të performoja në një mënyrë perfekte dhe kjo e bëri pritshmërinë më të lartë dhe u mora goxha me veten. Pastaj mësohesh dhe kupton që edhe gabimet janë pjesë e jetës edhe nuk besoj se nuk ndikohem aq shumë pra dhe nga kritikat” – kështu është shprehur Rudina Hajdari.

Zjarr Tv Ad