Rudina Hajdari: Sa e çuditshme/ Pak para ngjarjes, babai më mori hopa dhe më pas shkoi në PD

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rudina Hajdari, u shpreh këtë të hënë në emisionin “Opinion” se eelminimi i babait të saj, sa i përket personit që ka kryer këtë eleminim është zbardhur, por nuk kupton se cilët janë njerëzit që kanë dashur që Azem Hajdari të mos jetonte më.

Ajo tregoi se gjatë takimeve që ka pasur me njerëz të ndryshëm, i kanë bërë përshtypje njerëzit që ai ka takuar dhe ka prekur nga afër.

A e konsideroni eleminimin e babait tuaj një çështje të mbyllur dhe mendoni që fajtorët janë dënuar përfundimisht?

Ajo që di unë dhe kuptohet që kemi shpenzuar goxha kohë, ajo që di unë dhe ndjej unë si vajza e tij, sidomos këto tre vitet e fundit kur unë kam udhëtuar në çdo cep të Shqipërisë, është që më bën përshtypje që në çdo qytet, ka takuar njerëz dhe i ka prekur nga afër.

Ishte një person që bënte dy mitingje në ditë.

Ka takuar çdo lloj njeriu dhe u ka bërë ndere të ndryshme. U ka përkushtuar kohë dhe i ka prekur këta njerëz nga afër. Padyshim që ne e dimë ngjarjen, madje kush e tërhoqi këmbëzën. Me çudit fakti që ky njeri, kaq i dashur nga qytetarët, ka qenë njeriu i njerëzve, si ka mundësi, kush ka qenë ai person apo ata njerëz, që e kanë dashur këtë ngjarje??! Shumë njerëz ma bëjnë këtë pyetje.

Dhe cila është përgjigja juaj?

Ajo që di unë, është që dihet padyshim dhe drejtësia e ka shpallur se kush e ka tërhequr këmbëzën, por nuk kuptohet pse këta persona e kanë bërë këtë gjë, kur Azem Hajdari ka qenë njeriu i shqiptarëve dhe pse ai është sulmuar herë pas here.

Hajdari ka treguar dhe momentet e fundit me Azemin, ku tha se pak para ngjarjes ata kanë pirë një kafe, në të cilën Azemi kishte qenë shumë entuziast, pasi sapo ishte kthyer nga një miting.

 “Ishim në një kafe, babi ishte shumë entuziast, po na përqafonte. Mamaja ishte 7 muajshe shtatzënë, ishte një moment i ngrohtë dhe i bukur. Në momentin që u ndamë, rreth orës 8-8 e gjysmë, ai donte të shkonte në zyrë për të ndjekur lajmet. Në çast babi më mori “hopa”. Në momentin që u ndamë, ne po e prisnim në shtëpi, sepse do të vinte të hante darkë me ne. Pastaj ndodhi ngjarja, që ishte tronditëse për të gjithë Tiranën, u shpreh Hajdari.

Cila është porosia më e rëndësishme që ke marrë nga babai?

Ishte fakti që zgjohej në mëngjes, një rutinë që bënte çdo mëngjes, ku pinte kos ose qumësht, e merrte në dorë dhe dilte në oborr, ku e prisnin një varg njerëzish. Ai ulej aty dhe i priste, i takonte, të gjithë me radhë.

Unë isha fëmijë dhe më bënte përshtypje, që njerëzit rrinin në radhë dhe ishin të duruar që ta takonin. Ajo që më bënte përshtypje, ishte fakti që ai nuk lodhej kurrë. Padyshim që ne e dimë gjithë ngjarjen dhe e dimë kush e tërhoqi atë këmbëzën. Edhe drejtësia e ka shpallur se kush kanë qenë ata persona, por nuk kuptohet pse këta persona e kanë bërë këtë gjë, kur Azem Hajdari, ishte njeriu i shqiptarëve dhe është dashur prej të gjithëve.

Zjarr Tv Ad