Rudina Hajdari takon Ilir Rusmajlin në Kuvend, mesazh opozitës

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, i është vënë punës seriozisht për Reformën Zgjedhore. Sot ajo ka takuar ish-ministrin e Drejtësisë së Partisë Demokratike, Ilir Rusmajlin.

Në barin e një hoteli pranë Kryesisë së Kuvendit, për më shumë se 1 orë, është konsultuar me ish – ministrin që është edhe eskperti i PD për reformën zgjedhore. Problemi i parë i opozitës së re, që përbëhet nga të pabindurit e opozitës, është vendimi i miratuar të mërkurën në Parlament.

I hartuar nga Damian Gjiknuri dhe i miratuar me votat e PS, vendimi e përjashton Rudina Hajdarin, Myslym Murrizin, Lefter Kokën etj nga komisioni për Reformën Zgjedhore. Në pikën 3, vendimi njeh si opozitë atë që ka dalë nga zgjedhjet e 2017, pra PD dhe LSI zyrtare, jo ata që janë të përjashtuar.

 

Zjarr Tv Ad