Rudina Hajdari thirrje të rinjve për protesta: Një grup njerëzish me në krye Edi Ramën po uzurpojnë gjithë pushtetet, të luftojmë për liri e demokraci

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke kujtuar lëvizjen që bëri në vitet 90 Azem Hajdari, me organizimin e protestave kundër regjimit komunist, vajza e tij, ish deputetja Rudina Hajdari u ka bërë thirrje shqiptarëve dhe sidomos të rinjve, që nën modelin e babait të saj dhe me motvimin prej aktit të tij, të ngrihen në protesta për më shumë liri dhe demokraci.

Rudina Hajdari:

Në atë kohë kur shumë njerëz kishin humur shpresën e besimin se ndryshimi do vinte, Azemi u çua, gjeti forcën dhe sfidoi regjimin më të egër komunist. Organizoi studentët në shesh me protesta e revolta që shënuan historinë e Shqipërisë. Por dhe pas ndryshimit të sistemit Azemi qëndroi besnik ndaj atyre parimeve.

Ai mbetet një nga figurat më të pastra, një nga modelet më të mira shoqërore që i shërbeu popullit shqiptar. Shqipëria sot ka ndryshuar fizikisht por politikisht jemi në kushte shumë të ngjashme. Shqipëria po kontrollohet nga një grup njerëzish me në krye Edi Ramën që po uzurpojnë gjithë pushtetet, teksa shqiptaret kanë humbur gjithë shpresat se ndryshimi do vijë.

Mendoj që Azemi është figura që ne mund të bazohemi, frymëzohemi dhe motivohemi dhe të mendojnë që ai është personi që në 90, si student u cua për të sjellë ndryshmin.

Mesazhi im sot eshte për të rinjtë e të rejat që duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.

Mesazhi im për ta eshte hajde organizohemi, cohemi, luftojmë e guxojmë për ëndrrat tona, idealet, t’i fitojmë betejat tona për më shumë liri, demokraci, drejtësi, meritokraci. Besoj që nëse Azemi kishte guxim ti bënte atio gjëra atëherë, ne mund t’i bëjmë të gjitë së bashku.

Zjarr Tv Ad