Rudina Hajdari tregon çfarë i ndodh sa herë që ngrihet të flasë në Kuvend: E kam shumë të vështirë…

0
952
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rudina Hajdari, ka folur lidhur me gafat e saj në Kuvend, që në shumë raste janë kthyer edhe në meme.

Hajdari, ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, u shpreh se; të flasësh në këmbë është e vështirë, sidomos për deputetët e rinj, ndërsa të folurën nga karrigia e konsideroi më të lehtë.

“Është më e lehtë të flasësh ulur sesa në këmbë. Kur jam e ulur te karrigia ime e kam më të lehtë. Kurse kur jam në këmbë nuk është e thjeshtë. Mësohesh. Për deputetët që janë për herë të parë duhet pak kohë, ku të shikosh, ku do akomodohesh…”, është shprehur Rudina Hajdari.

Më tej, deputetja tha se nuk ndikohet shumë nga kritikat, por sipas saj me rëndësi ka që të jetë pranë qytetarëve. “Gabimet janë pjesë e jetës, por nuk ndikohem shumë nga kritikat. Rëndësi ka të jesh aktive dhe pranë qytetarëve”, –  ka thënë Rudina Hajdari ajo.

Zjarr Tv Ad