Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
“Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur”. Kështu mendon deputetja Rudina Hajdari, e cila ka reaguar me një status në “Facebook” për rezultatin e votimit të 30 qershorit.
Ajo ka një këshillë edhe për demokratët.
“Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat.
Çfarë do ndodhë nga sot e në vazhdim do jetë vendimtare për të djathtën. Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund”, shkruan Hajdari në “Facebook”.