Rudina Hajdari, do të kandidojë në qarkun e Elbasanit. Ky vendim, është njoftuar nga vetë Hajdari, nëpërmjet një videopostimi në Facebook, në Nismën Thurje, e cila tashmë është organizuar në lëvizje politike dhe do të marrë pjesë në zgjedhje.
E ftuar në A2, deputetja ka sqaruar arsyet pse do të kandidojë në qarkun e Elbasanit.
“Nuk ka ardhur si surprizë, pasi kam shumë kohë që punoj në Elbasan. Ky është një qytet problematik sa i përket krimit të organizuar dhe ka nevojë për një ndryshim të vërtetë. Kam bërë zgjedhjen e duhur që të bashkohem me sa më shumë të rinj e të reja. Shumë të rinj kanë vendosur të largohen nga Elbasani, qoftë duke ikur nga Shqipëria, por edhe duke zgjedhur një rrugë tjetër. Elbasani është shumë afër Tiranës dhe ka një potencial shumë të madh ekonomik”, është shprehur Hajdari.