Rudina Hajdarit përkujton rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Rudina Hajdari, me anë të një statusi në “Facebook”, ka përkujtuar një datë të rëndësishme për shqiptarët, atë të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, pas 52 vitesh ndërprerje.

“Pas 52 vitesh ndërprerje më 15 Mars 1991 përmes një ceremonie solemne historike u nënshkrua “Memorandumi i Mirëkuptimit” që rivendosi marrëdhëniet diplomatike SHBA – Shqipëri”, shkruan Hajdari në faqen e saj në “Facebook”

Ajo shprehu mirënjohje ndaj SHBA-ve për mbështetjen që iu kanë ofruar shqiptarëve.

Statusi i plotë

15 Mars shënon një datë mjaft të rëndësishme për Shqiptarët. Pas 52 vitesh ndërprerje më 15 Mars 1991 përmes një ceremonie solemne historike u nënshkrua “Memorandumi i Mirëkuptimit” që rivendosi marrëdhëniet diplomatike SHBA – Shqipëri.

Shqiptarët u janë shumë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen shumë të rëndësishme që SHBA u ka ofruar Shqiptarëve në çdo kohë dhe në çdo proçes të rëndësishëm që Shqipëria ka patur dhe vazhdon të ketë.

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad