Rumani, kryeministrja: Referendum për ashpërsimin e dënimeve për përdhun.imet

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Kryeministrja e Rumanisë është shprehur se do të marrë në konsideratë referendumin për dënime më të rënda penale për krime si vrasje, përdhunime apo pedofili. Një vendim i tillë ndërmerret pak pasi vendi u trondit nga historia e një 15 vjeçareje e cila u përdhunua më pas u vra.

Kryeministrja Viorica Dancila i kërkoi policië të veprojnë më shpejt në ngjarje të tilla, pasi policia u akuzua për neglizhencë. Vajza 15 vjeçare disa herë kishte telefonuar për ndihmë para se të vritej.

Shefi i policisë kombëtare të Rumanisë u shkarkua të premten për shkak të kësaj ngjarje të rëndë.

Autoritetet thonë se i dyshuari për krimin, Gheorghe Dinca, është ndaluar për akuzën e trafikimit të minorenëve dhe përfdhunim. Ai pritet të dalë para gjykatës brenda 30 ditësh, raporton AP.

 

Zjarr Tv Ad