Rumani/ “Vetting” priftërinjve

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vatikani i ka kërkuar Rumanisë të kalojë në sitë të shkuarën komuniste të priftërinjve; Në kohën kur vendin pritet ta vizitoje Papa Francesk, selia e shenjtë po përpiqet të zbulojë nëse disa klerikë kanë bashkëpunuar me shërbimin famëkeq sekret, “Securitate” gjatë kohës së regjimit të vjetër. Vëmendja është përqendruar sidomos tek 6 priftërinj katolike. Kërkesën e paprecedent, ia dërgoi fillimisht ambasadori papnor në Rumani Miguel Angel Buendia Këshillit Kombëtar për studimin e arkivave të “Securitates”; Dokumenti ka dalë në dritë tani, më pak se katër muaj përpara vizitës se parashikuar të Papës argjentinas në Rumani në maj. Në kërkesën e Vatikanit thuhet se Selia e Shenjtë ka marrë sinjale për një bashkëpunim të mundshme të disa klerikëve katolike nga Dioqeza e Iashit me sigurimit e shtetit në periudhën kur regjimi komunist ishte drejt fundit. Aty theksohet se disa prej gjashtë priftërinjve te dyshuar, janë aktualisht në listë pritjeje për t’u bërë peshkopë.

 

Zjarr Tv Ad