Rumania e papërgatitur për presidencën e BE-së

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rumania duhet të marrë më 1 janar Presidencën e radhës së BE-së, por si rrallëherë në të tilla raste, vendi nuk është gati për një përgjegjësi të tillë. Lufta e brendshme është e ashpër, gjë që u dëshmua qartë nga deklarata e presidentit Klaus Iohannis se, Bukureshti nuk mund ta hedhë këtë hap, ndërsa i bëri thirrje kryeministres të japë dorëheqjen. “Situata ka dalë nga binarët”, citohet të ketë thënë kreu i shtetit rumun. “Ka një nevojë politike – shtoi ai, – për të zëvendësuar një qeveri, e cila praktikisht është ‘aksident’ në demokracinë rumune”.

Që prej janarit, frerët e ekzekutivit në vend i mban Viorica Dancila. Politikania jo fort e njohur konsiderohet praktikisht një “kukull” e Liviu Dragneas, kryetarit të Partisë Social-Demokrate në pushtet, i cili nuk mund të bëhet kryeministër për shkak të një dënimi për manipulim votash, por që “de facto” është personi që drejton në hije qeverinë. Presidenti Iohannis i bëri komentet e tij, pasi ministri rumun për Çështjet Europiane, Viktor Negresku dha dorëheqjen disa ditë më parë, në vazhdën e trazirave që kanë pushtuar kabinetin lidhur me përgatitjet për Presidencën gjashtëmujore të BE-së. Muajin e kaluar, edhe Komisionerja europiane e Drejtësisë, Vera Jourova shprehu shqetësim mbi kapacitetet e Rumanisë për të menaxhuar presidencën.

Zjarr Tv Ad