Rumania jep garanci për presidencën e BE-së

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Ndarjet politike nuk do të minojnë presidencën gjashtë-mujore të BE-së, deklaruan zyrtarë të lartë nga Bukureshti, pasi Komisioni Evropian shprehu shqetësime rreth faktit nëse vendi ishte gati të udhëheqë bllokun deri në mes të vitit 2019.

Në hapin e parë të tij në krye të Bashkimit Evropian, Rumania përballet me Brexit-in në mars, zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj dhe bisedimet e ashpra mbi buxhetin e ardhshëm afatgjatë të unionit. Por vendi i dytë më i varfër i BE-së, i cili iu bashkua unionit më 2007-ën, është politikisht i ndarë dhe nën shqyrtimin e BE-së, mbi korrupsionin dhe shqetësimet rreth mungesës së sundimit të ligjit në vend. Presidenti Klaus Iohannis, një centrist që përfaqëson Rumaninë në samitet e BE-së, ka kritikuar gatishmërinë e qeverisë socialdemokrate për presidencën dhe planet e saj për të përmirësuar gjyqësorin, çështje që shqetësojnë edhe BE-në. Qeveria do të preferonte që kryeministri të përfaqësonte vendin. Disa në Bruksel besojnë se konfliktet politike dhe sundimi i ligjit mund të errësojnë përgjegjësinë kryesore të Rumanisë për të kërkuar konsensus mbi çështje të ndryshme midis qeverive të BE. “Do të tregojmë se Rumania është e përgatitur mirë për të menaxhuar dosjet e rëndësishme dhe mund të krijojë konsensus në nivel evropian”, tha kryeministri Viorica Dancila në një ceremoni që shënonte fillimin e presidencës.

Zjarr Tv Ad