Rusët inovative me tifoze femra ultras që përleshen si meshkuj!

0
742
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur ka kaluar pak më shumë se një javë nga nisja e Euro 2016, gjithçka duket se ka shkuar në mënyrë të përkryer përveç huliganëve rusë, të cilët u kthyen në një shqetësim serioz për forcat e sigurisë, duke sulmuar disa herë tifozët anglezë.

Por përleshje mes tifozëve meshkuj kemi parë shpesh në stadiume dhe shtete të ndryshme të botës, por së fundi “Daily Mail” ka publikuar disa foto e video të femrave ruse ku ato përleshen me rivalet e tyre, ndërsa duket se po përgatiten edhe për botërorin e vitit 2018, që do të zhvillohet pikërisht në Rusi.

“Daily Mail” citon një prej lidereve të një grupi tifozësh, që kërcënon se në turnet e ardhshëm të futbollit nuk do të ketë përleshje vetëm nga ultrasit meshkuj, por tashmë edhe nga këto femra, citohet Koha. (b.an)

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=jCvWnnhcPeg]

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Ad