Rusët kërkojnë dënimin e Dakut/ Shpërthen trajneri rus: Serbët janë vëllezërit tanë

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çështja Daku ka marrë një vëmendje të madhe në mediat evropiane dhe jo vetëm. Në Rusi kërkohet dënimi i tij për episodin e regjistruar në ndeshjen pas Kroacisë, ku sulmuesi Mirlind Daku shpërtheu në kore ofenduese ndaj maqedonasve.

Ish-lojtari dhe trajneri rus, Aleksandër Tarkanov dënon vendimin e lojtarit, ndërsa i kërkon Rubin Kazanit të marrë masa.

“Mendoj se Daku do të dënohet seriozisht. Serbët janë vëllezërit tanë dhe miqtë tanë, ata nuk mund të ofendohen. Ai duhet të dënohet financiarisht dhe ndoshta të largohet nga ekipi dhe nga Rusia. Ai nuk ka thënë asgjë kundër Rusisë, por futbollistët nuk kanë të drejtë, të ndërhyjnë në politikë dhe të thonë gjëra të tilla”, pohoi ai.

Zjarr Tv Ad