Rusët në protestë për lirinë në internet

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra rusë protestuan këtë të diel në Moskë për lirinë në internet. Ata kërkua t’i jepet fund politikës për të izoluar qytetarët nga bota. Tubimit masiv iu bashkuan edhe protestues nga qytetet më të vogla anë e mbanë vendit. Protestat masive për lirinë në internet vijnë pasi dhoma e ulët e parlamentit rus mbështeti një projektligj që kufizon përdorimin e internetit si një përpjekje për te rritur sigurinë kibernetike. Por ky veprim u etiketua nga kritikët si hapi i radhës për të kontrolluar përmbajtjen në internet, nën pushtetin e presidentit Vladimir Putin. Sipas tyre, vendi po shkon drejt izolimit të plotë njësoj siç ndodh në Korenë e Veriut. Policia ndërkohë arrestoi disa persona, mes tyre edhe një gazetar. Grupe që mbështesin lirinë e përdorimit te internetit po përgatisin një peticion kundër projektligjit për te ndërgjegjësuar ligjvënësit qe të mos e votojnë.

Zjarr Tv Ad