Svetlana Timofeva dhe Fedir Alpatov të cilët me vendim gjykate lanë burgun në 25 maj, janë konstatuar sërish nga antiterrori duke fotografuar baza ushtarake.
Rusja Timofeva dhe ukrainasi Alpatov sipas burimeve janë vërejtur nga shërbimet në Dajt, dhe konkretisht në zonën e Surrelit.
Nga këqyrjet e telefonit të tyre policia thotë se veçoi disa fotografi të reja të shkrepura prej tyre, që të dy të rinjtë i kanë arsyetuar të lidhura me pasionin e tyre si blogerë.
Të tre rusët që janë nën hetim nga prokuroria e Elbasanit kanë zgjedhur të jetojnë që të tre së bashku këtu në zonën e Don Boskos në Tiranë. Dy prej tyre kanë të drejtë të dalin nga banesa, ndërkohë që Mikhail Zorin është nën arrest shtëpiak.
Tre shokët u zbuluan nga dy ushtarë mbasi kishin fotografuar ish uzinën e Cekinit në Gramsh. Nga 20 gushti 2022, grupet e hetimit i dyshojnë për sigurim të informacionit, ndryshe spiunazh.
Por pajisjet vonesat e ekspertizave që duhet të zbërthenin telefonat e të dyshuarve si spiunë, solli kalim të afateve dhe zbutje të qëndrimit të prokurorisë së Elbasanit që kërkon të mos i hetojë më si të paraburgosur, por në gjendje të lirë.