Rusi/ Protesta kundër rritjes së moshës së daljes në pension

0
4

Rritja e moshës së daljes në pension, rritja e tvsh-së dhe disa ndryshime të tjera kanë nxjerrë në rrugët e Moskës qindra aktivistë. Protestuesit kërkuan ndryshime të menjëhershme në qeveri, parlament dhe bankën qendrore, ndërsa i bënë thirrje qeverisë të shtetëzojë burimet kombëtare dhe krijimin e fondit të mirëqenies shoqërore.

Disa qindra aktivistë opozitarë kërkuan në Moskë ndryshime shoqërore dhe politike. Protestat ndodhin në një kohë që Duma ruse votoi rritjen e moshës së daljes në pension në 65 vjeç për burrat dhe 55 për gratë, një masë që sipas ligjvënësve do të ulë deficitin e fondit shtetëror të pensioneve. Gjithashtu Rusia ngriti tatimin mbi vlerën e shtuar nga 18 në 20 për qind në janar, gjë që shkaktoi rritjen e menjëhershme të çmimeve të mallrave të shportës. Këto ndryshime kërkohen ndërsa në vend propaganda është fokusuar te përvjetori i pestë e aneksimit të Krimes.

Protestuesit kërkuan ndryshime të menjëhershme në qeveri, parlament dhe bankën qendrore, ndërsa i bënë thirrje qeverisë të shtetëzojë burimet kombëtare dhe krijimin e fondit të mirëqenies shoqërore. Protesta e thirrur nga lëvizja ‘Drejtësi për Rusinë, për një drejtim të ri’, që rreth së cilës janë mbledhur një sërë partish të majta dhe nacionaliste. Kreu i partisë Fronti Kombëtar, aktivisti Sergei Udaltsov, i tha agjencisë Reuters se që prej marrjes së mandatit të ri nga Putini janë rritur taksat ndërsa janë vendosur një sërë kufizimesh në internet, shumë të kritikuara nga qytetarët.

“Jelekë të verdhë, të kuq, vishni ç’të keni. E rëndësishme është të mos heshtim,” u tha Udaltsov protestuesve duke iu referuar protestave kundër qeverisë pro-biznesit së kanë tronditur Francën.