Viktima janë gjetur nën rrënoja nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Shpërthimi ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit, duke dëmtuar 48 apartamente në një ndërtesë 10-katëshe në qytetin industrial të Magnitogorsk, rreth 1,700 km në lindje të Moskës. Numri i të vdekurve është rritur në mënyrë progressive ditët e fundit, ndërsa shpëtuesit po luftojnë me motin e ftohtë për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja. Deri mëngjesin e së enjtes, trupat e 22 prej 37 të vdekurve janë identifikuar. Ndërsa po hetohet shkaku i shpërthimit. Në bazë të hetimeve paraprake mendohet se ngjarja e rëndë ndodhi nga rrjedhja e gazit. Shpërthimet nga gazi janë relativisht të zakonshme në Rusi për shkak të infrastrukturës së vjetëruar. Një djalë 11 muajsh u nxjerr i gjallë nga mbetjet të martën dhe u dërgua në Moskë për trajtim të specializuar.