Rusia akuzon SHBA-në për krijimin e një “kuazi-shtet” në Siri

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rusia ka akuzuar SHBA-të për përpjekje për të ndarë Sirinë nga rajonet e saj të pasura me naftë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Forumin e dytë të Paqes në Paris, ministri i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, pretendoi se Washingtoni nxiti vendet e Gjirit për të financuar krijimin e një “kauzi-shtet”, bazuar në grupet terroriste PYD dhe SDF, në bregun lindor të lumit Eufrat.

“Në bregun lindor të lumit Eufrat, ata (SHBA) ndërtuan struktura ‘kuazi-shtetërore’ dhe u kërkoi vendeve të Gjirit të investojnë shumë, në mënyrë që të krijojnë një administratë lokale bazuar në Forcat Demokratike Siriane (SDF), PYD-në kurde dhe të tjera, me qëllim shumë të hapur për të ndarë pjesë të Sirisë dhe për të kontrolluar fushat e naftës atje”, tha Lavrov.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje. YPG/PYD-ja është dega siriane e PKK-së.

Duke theksuar se operacioni kundër-terrorist turk “Burimi i Paqes” në Sirinë veriore u shkaktua nga paaftësia e Washingtonit për të arritur marrëveshje me Turqinë, Lavrov tha se, “Pastaj, pasi ata lanë kurdët dhe Sirinë, ata thanë ‘Në rregull, nuk kemi ndonjë detyrim tjetër ndaj kurdëve, por po kthehemi për naftë, jo për kurdët’ “.

Lavrov shtoi se kurdët në rajon duhet të kenë vend në dialogun politik në vazhdim për t’i dhënë fund konfliktit sirian, me kusht që ata të respektojnë integritetin territorial të vendit dhe të përmbahen nga çdo përpjekje për separatizëm.

“Nëse ata, në fillimin e konfliktit, vendosën që të mund të ecin në mënyrë të njëanshme me mbështetjen e SHBA-ve kur ata deklaruan krijimin e kësaj ‘Federate të Rojava-s’ dhe menduan se gjithmonë do të mbështeten nga SHBA-të në këtë lëvizje separatiste, ky ishte vendimi i tyre. Ne përpiqeshim t’u sqarojmë atyre dhe qeverisë se është me rëndësi të fillohet një dialog midis autoriteteve të Damaskut dhe kurdëve. Kurdët nuk ishin të interesuar, ata besuan se do të mbulohen përgjithmonë nga SHBA-të. Kur SHBA-të e bën këtë veprim (të tërhiqen nga kufiri turko-sirian), kurdët filluan të kërkojnë ndihmën tonë për të filluar një dialog me qeverinë, për të cilën ne ishim të gatshëm. Por, kur amerikanët thanë ‘ne po kthehemi për të kontrolluar fushat e naftës’, ata përsëri humbën interesin për këtë dialog. Kështu që, ne kemi nevojë për një qëndrueshmëri”, deklaroi Lavrov.

Kryediplomati rus tha se kriza siriane mund të zgjidhet vetëm nëse merren parasysh interesat e kurdëve dhe të të gjitha grupeve të tjera etnike e konfesionale. Ai theksoi se kurdët janë të përfaqësuar në komitetin kushtetues sirian në Gjenevë, por jo edhe PYD-ja.

Duke pohuar se konflikti në rajon, përfshirë ai midis Turqisë dhe PKK/PYD-së, kërkon “diskutim shumë të plotë dhe një zgjidhje që do të ishte pikërisht politike”, Lavrov theksoi se ky dialog duhet të realizohet “me të gjithë lojtarët kryesorë të ulur në të njëjtën tryezë dhe duke menduar në drejtim të respektimit të integritetit territorial të Sirisë dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve kombëtare etnike e konfesionale në kuadër të integritetit territorial të Sirisë”.

Pasi urdhëroi tërheqjen e forcave amerikane nga Siria veriore muajin e kaluar afër kohës kur Turqia nisi në rajon operacionin e saj kundër-terrorist “Burimi i Paqes”, presidenti amerikan, Donald Trump, u pendua dhe theksoi se trupat amerikane do të qëndrojnë në rajon “për të siguruar naftën”.

Pa përmendur SHBA-të, zyrtarët turq kanë deklaruar se përderisa çlirimi i vendasve nga shtypja terroriste është një arsye e ligjshme për të pasur trupa në Siri, marrja e naftës nuk është ashtu.

Turqia më 9 tetor nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët e YPG/PKK-së nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat, në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Zjarr Tv Ad