Rusia armatos “deri në dhëmbë” Serbinë, i dhuron edhe 6 avionë luftarakë

0
988
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rusia do t’i dhurojë Serbisë edhe gjashtë avionë luftarakë “MiG -29”.
Dekreti për avionët do të nënshkruhet nga Putin gjatë vizitës që kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic do të zhvillojë në Moskë.

Lajmi bëhet i ditur nga “Vecernje Novosti”, e cila thotë se me shumë gjasa avionët luftarakë do t’i bashkohen zyrtarisht Forcave Ajrore të Serbisë më 24 Mars, më 18-vjetorin e nisjes së Bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, gjatë luftës së Kosovës.

Avionët MiG to të aterrojnë në aeroportin ushtarak të Barajnica-s, ndërsa në ceremoninë e dorëzimit do të marrë pjesë edhe Ministri Rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Falë kësaj marrëveshjeje, Serbia do të ketë dhjetë avionë të gatshëm për të mbrojtur hapësirën e vet ajrore.

Zjarr Tv Ad