Rusia influencë në nivelet e larta në Shqipëri? Flet Rama

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga konferenca e përbashkët me homologun maqedonas Zoran Zev, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit të mediave, lidhur me deklaratat e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, se Rusia ka influencuar deri në nivelet e larta shtetërore.

I pyetur se çfarë masash po merr qeveria shqiptare, për të penguar këtë ndikim, ai tha se është i ditur fakti që Rusia nuk është vend tifoz i Bashkimit Europian.

“Rusia nuk është vend tifoz i BE, i zgjerimit dhe nuk mund të ketë tifozllëk për ecurinë Evropiane të asnjë prej vendeve të Ballkanit perëndimor, nuk është sekrete, kjo dihet.

Ndërkohë që ne kemi një axhendë kombëtare kryefjala e të cilës është të bashkohemi në familjen evropiane”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se sa herë që kjo axhendë cenohet aq herë kush nuk është tifoz i Europës dhe BE, integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit perëndimor sheh një oportunitet.

Zjarr Tv Ad