Për gratë që aktivitetin e tyre e kanë vetëm përreth shtëpisë, në Rusi është propozuar që ata të marrin rrogë, për punët e shtëpisë që ata bëjnë, ka deklaruar deputetja e Parlamentit, Oksana Pushkina.
Kjo deklaratë e dhënë për radion Komsomolskaya Pravda, ka ardhur përmes thirrjeve ndaj qeverisë, për rritje të nivelit të barazisë financiare mes burrave dhe grave, ku tradicioanalisht e kanë shqetësuar shoqërinë ruse.
Ky zhvillim, ka ardhur gjithashtu disa ditë pasi Skocia, është bërë vendi i parë që garanton produkte menstruale falas, për të gjitha gratë që kanë nevojë.
“Iniciativa ime e ardhshme ligjore është pagesa për punën e shtepisë për të gjitha gratë”, tha Pushkina, e partisë në pushtet Rusia e Bashkuar, e gjithashtu zv. kryetare i komitetit të Dumës për familjen, gratë e fëmijët.
“Kjo nuk i aplikohet vetëm grave shtëpiake, por dhe burrave në rastet kur ata kryejnë punët e shtëpisë,” ka thënë ajo.
Në fillim të vitit, deputeti populist rus Vladimir Zhirinovsky, është përpjekur që të avanconte një propozim të ngjashëm, në mënyrë që të nxiste përqindjet e lindjeve në Rusi.
Propozimi i tij, ka kërkuar një rrogë minimale mujore prej 12.130 rubla($160) për një anëtar të familjes, nëse të ardhurat e të dyve, nuk I kalonin shumën e e dy rrogave mesatare në rajonin e tyre.
Pushkina citonte një shembull personal, në mbështetje të legjislacionit, duke thënë se; nëna e thjeshtrës së saj ishte detyruar të linte punën, pasi kishte katër fëmijë, çka e bënte financiarisht të varur nga i shoqi.
Tani ajo u thotë bijave të saj, një prej të cilave është thjeshtra ime, “Vajza mos i përsërisni gabimet e mia. Nëse burri im vendos të më lërë nesër, unë mbetem pa asgjë”, është shprehur Pushkina.