“Rusia kërkon destabilitetin e Ballkanit”

0
2

Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është ende i brishtë dhe ndikimi i forcave të treta për ta destabilizuar atë ka shqetësuar lidertë e rajonit.

Në konferencën për sigurinë në Ballkan, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i kërkuan BE një angazhim më të madh he në Ballkanin Perëndimor. Sipas tyre, ndikimi rus dobëson edhe rolin e Europës në këtë rajon.

Jahjaga: Rusia vazhdon të ketë influencë të madhe në Ballkan, sidomos përmes aleatit kryesor në rajon, Serbisë.

Xhaçka: Vendet tona, shoqëritë tona, përballen me një kërcënim shumë real në formën e influencave të huaja të cilat synojnë të depërtojnë jo thjesht në qarqet politike, ekonomike apo institucionale, por edhe në mënyrë kapilare në shoqëritë dhe në komunitetet tona.

Tezën për ndryshimin e kufijve, ish-presidentja Jahjaga e konsideron një platformë të rrezikshme që rrezikon të hapë plagë të vjetra në rajon.

Jahjaga: Rajoni jonë është i ekspozuar ndaj një retorike të rrezikshme rreth ripërcaktimit të kufijve.Ky diskutim nënkupton kthimin tonë në të kaluarën të shënuar me periudha të dhunshme të vuajtjes dhe të përçarjeve.

I ashpër ndaj mbështettësit të tezës për ndryshimin e kufijve u shpreh edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Sipas tij këto janë delirime politikanësh që kërkojnë t’i kthejnë popujt e tyre në një film të parë në të shkuarën.